close
Rajoni

BEOGRAD: HETIME PËR ‘FINANCIMIN E TERRORIZMIT’

1000x563_cmsv2_b3c5b518-66c1-5587-91c4-7876752d6633-4843570

Agjencitë e lajmeve bëjnë të ditur se Ministria serbe e Financave ka nisur hetimet për financim të terrorizmit dhe për larje parash ndaj një grupi gazetarësh dhe organizatash joqeveritare, veprim ky që, sipas kritikëve, është një përpjekje e paskupullt për frikësim e qeverisë së presidentit Aleksandar Vuçiq.

Radio Evropa e Lirë saktëson se autoritetet serbe kanë kërkuar informacionae bankare nga fillimi i vitit 2019 prej 20 personave, 37 organizatave dhe institucioneve joqeveritare të njohura për nga puna e tyre për të drejtat e njeriut, transparencën dhe ekspozimin e korrupsionit. Tv i pavarur N1 saktëson se në listë janë thuajse të gjitha organizatat e shoqërisë civile, si Fondi për të Drejtën Humanitare, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Lëvizja Evriopiane në Serbi, por edhe mediat hulumtuese si BIRN, KRIK, dhe gazetarë të cilët nuk e kanë fshehur qëndrimin kritik ndaj pushtetit dhe që angazhohen për përfshirjen e Serbisë në Bashkimin Evropian. Sipas një urdhërese të Ministrisë së Financave, duhet të verifikohet nëse organizatat dhe individët e caktuar kanë ndonjë lidhje me financimin e terrorizmit ose larjen e parave. Me këtë rast, citohet deklarata e kreut të njësitit që mbulon larjen e parave, Zhelko Radovanoviq, sipas të cilit kërkesa është një procedure normale dhe nuk ka të bëj me kritikët e qeverisë. Mirëpo, ata të cilët ndodhen në listë, por edhe të tjerë, thonë se ky veprim ka të bëjë pikërisht me kritikuesit e qeverisë së presidentit Vuçiq. Kjo është një ‘përpjekje e qartë për frikësimin e krikuesve të qeverisë, për shkak se Serbia vazhdon të ‘rrëshqasë drejt autoritarizmi,’’- ka komentuar në rrjetet sociale Florijan Biber, drejtor i Qendrës për Studime të Evropës Juglindore pranë Universitetit austriak të Gracit./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia