close
Rajoni

BEOGRAD: KOSOVA, TEMA MË E RËNDËSISHME POLITIKE

Screenshot_6

Serbia ka insistuar që në Kombet e Bashkuara në Nju-Jork të diskutohet për Kosovën. Një raport i misionit UNMIK është parë si mundësi që serbët të shprehin pakënaqësi rreth dialogut me Kosovën. Por, siç njofton koorespodenti i TV Klan nga Beogradi Idro Seferi, situata politike, ende nuk është e qartë pavarësisht se muaji mars shihet si datë për progres dhe mbase një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Analistët thonë se është krijuar një pritje për mundësinë e vazhdimit të dialogut, por që realiteti mund të mos favorizoj një gjë të tillë. Kosova është kthyer në temën më të rëndësishme politike në Serbi.
Analisti Zoran Panoviq, thotë se zgjidhja mund të sjellë një marrëveshje të përkohshme që do të ketë një jetëgjatësi. Në Beograd presin një format të ri bisedimesh.

“Eksperienca ka treguar që vendimet merren ndryshe. Kur bëhet fjalë për Beogradin dhe Prishtinën shumica e presin që të përfundoj në një mini Dejton apo konferencë të madhe. Kështu shihen edhe emërimet e të dërguarve nga presidenti Trump. Kjo lloj konference e paqes mendohet se do të miratohej edhe nga Rusia.”- shprehet Zoran Panoviq, analist.

Stefan Surlic, nga fakulteti i shkencave politike, thotë se pavarësisht diskutimit në OKB apo zhvillimeve të fundit, mundësia për zgjidhje duket e vogël edhe në rastin kur nga ndërkombëtarët do të paraqitej një dokument i gatshëm.

“Çështja është këtu të thuhet nëse ne si serb dhe shqiptarët do të jetojnë normal. Të kenë liri të lëvizjes, përballje me të kaluarën, duke normalizuar kështu bashkëpunimin dhe duke e mos konsideruar si tradhti. Kjo është e pamundur me afate pasi kjo duhet të jetë një kërkesë konkrete politike dhe shoqërore edhe nga Serbia, por edhe nga Kosova.”- deklaroi Stefan Surliq, Pedagog në Universitetin e Beogradit.

Serbia duket se e ka me rëndësi vazhdimin e bisedimeve. Zyrtarët shtetërorë janë shprehur të gatshëm të negociojnë me këdo. Marrëveshjen duan që në fund ta konfirmojnë në Kombet e Bashkuara. /Idro Seferi, Beograd/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia