close
Rajoni

BEOGRAD: MBAHET SAMITI I TË ‘PAINKUADRUARËVE’

nesvrstanih

RUSIA – SI VËZHGUESE

Të hënën dhe të martën në Beograd shënohet 60-vjetori i konferencës së parë të Lëvizjes së Vendeve të Painkuadruara. Ky grupim është më i madhi pas Kombeve të Bashkuara dhe u ngrit si një alternativë politike për vendet që synonin evitimin e përcaktimit për njërin apo tjetrin bllok ushtarako-politik, të prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ish-Bashkimi Sovjetik dhe për të artikuluar paraqitje autonome në rrafshin e politikës së jashtme.

Konferenca e parë, themeluese e Lëvizjes së të Painkuadruarëve u zhvillua shtatorin e vitit 1961 në kryeqytetin e Jugosllavisë së atëhershme, Beograd, dhe tuboi shefa të shteteve dhe qeverive të 25 vendeve. Në samit u shquan burrështetasit si Xhavaharlal Nehru, kryeministër i Indisë, Gamal Abdel Naser, presidenti i Egjiptit apo ai i Indonezisë, Suharno, si dhe i pari i federatës jugosllave Tito. Objektiva të platformës së të paangazhuarëve ishin- respektimi i ndërsjellë, mossulmimi, barazia dhe leverdia e dyanshme si dhe  bashkekzistenca paqesore. Pas shembjes së murit të Berlinit më 1989 dhe rënies së komunizmit në Evropën Lindore roli i të Painduaruarëve është zbehur dukshëm, ndonëse aktualisht Lëvizja ka 120 anëtarë dhe 17 vende vëzhguese. Në Beograd, është paralajmëruar, në cilësinë e vëzhguesit, edhe ardhja e shefit të diplomacisë ruse, Lavrov.  Ministri i Jashtëm serb, Selakoviq, tha se në samit është konfirmuar ardhja e mbi 100 delegacioneve të huaja, mes tyre edhe rreth 40 shefa të diplomacisë. Vëzhguesit thonë se organizimi i manifestimit është pjesë e përpjekjeve diplomatike të Beogradit zyrtar për të penguar njohjen e Kosovës, pikërisht nga ana e vendeve anëtare të Lëvizjes së të Painkuadruarëve.

Në prag të samitit, autoritetet serbe kanë paralajmëruar forcimin e masave të sigurisë për çka janë angazhuar mbi tre mijë policë. /Klan Macedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia