close
Sport

BEOGRAD: SERBËT SËRISH PROTESTOJNË PËR PRANIMIN E KOSOVËS NË UEFA

crvea z

Para fillimit të takimit të rrethit të tretë të Ligës së Kampionëve, mes Crvena Zvezdës dhe Ludogoretsit, tifozët serbë kishin përgatitur një koreografi, e cila ka bërë bujë në mediat e rajonit.

Pjesa veriore e stadiumit “Rajko Mitic” ishte stolisur me ngjyrat kuqezi , ndërsa ishin hapur edhe disa pankarta kundër futbollit kosovar në gjuhën angleze.

“Anëtar i Federatës së Futbollit të Evropës mund të jetë cilido vend, i cili është pranuar prej Kombeve të Bashkuara dhe është përgjegjës për organizimin e futbollit në atë territor”. Ky citim i statutit të UEFA-s ishte një mesazh i qartë në adresë të shtëpisë evropiane të futbollit, e cila i referohet pranimit të Kosovës në këtë institucion të futbollit.

Gjithashtu tifozët e njohur si “Delije” kënduan këngën “Pukni zoro”, e cila i referohet luftërave ballkanike, përkatësisht luftës së përgjakshme të vitit 1913, kur bullgarët kishin mposhtur ushtrinë serbe.

Vlen të theksohet se skuadra serbe është eliminuar prej bullgarëve pas vazhdimeve 4-2, ku koha e rregullt kishte përfunduar me rezultat 2-2. /Agjencitë/

 

 

 

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia