close
Rajoni

BEOGRADI PRET PRESIDENTIN MACRON

Screenshot_6

Serbia është gati për të pritur presidentin francez, Emanuel Macron. Një nga stolisjet e rralla të qytetit me flamujt trengjyrësh, serb dhe francez. Policia u ka kërkuar falje qytetarëve pasi do të ketë siguri maksimale për arritjen e mikut nga Parisi. Këtë pritje Serbia ia dedikon miqësisë me Francën, por edhe pritjeve politike që i ka pasi do të flitet për Kosovën. Mijëra policë do të kujdesën për sigurinë e tij, kurse Macron pritet të arrrijë në Beograd nga Rusia pasdite. Beogradi shpreson mbështetje për në BE dhe rifillimin e dialogut me Prishtinën.

Marko Savkovic, është analist i një institute politike. Porositë nuk do të jenë konkrete, por vizita është e rëndësishme.

“Franca duket se i është përgjigjur thirrjes së Gjermanisë për një angazhim më të madh sa i përket Kosovës. Por, ka qenë kundërshtare e zgjerimit si të tillë. Natyrisht që do të ketë përpjekje për dialogun, por Franca e konsideron vetën supërfuqi globale dhe besoj se do të ketë qëndrim autonom pavarësisht qëndrimeve të disa vendeve Perëndimore.” Marko Savkovic, Fondi Beogradas për politika të veçanta

Presidenti francez në kryeqendrën serbe do të ketë një agjendë të ngjeshur. Në Pallatin e Serbisë për disa orë e më pas edhe vizita në përmendoret dhe vendet që shënojnë historinë e përbashkët francezo-serbe. Ditën e ditë ai pritet të jetë bashkë me disa studentë dhe aktivistë të një qendreje rajonale. Kjo vizitë konsiderohet e rëndësishme për shkak të përfshirjes së Macron në proceset e Ballkanit, por edhe pasi është vizita e parë e një presidenti pas dy dekadash. /Idro Seferi, Beograd/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia