close
Rajoni

BERAT: FILLOI FESTIVALI MULTIKULTUROR

NGA-21-23-KORRIK-NIS-FESTIVALI-MULTIKULTUROR-I-BERATIT

 

Nisi rrugëtimin tre ditorë edicioni i tretë në Berat i titulluar festivali multi-kulturorë. Muzika, tradita, trashëgimia kulturore, koncertet, panairet, ekspozitat me artistë ideator e krijues të ftuar nga vendi dhe bota janë pjesë e këtij festivali.

Ky festival organizohet për herë të tretë nga organizata njerëz dhe ide, “Artë Plus” nga bashkia e Beratit dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës. Drejtori artistik i festivalit Mario Guralumi me këtë rast bëri publike disa nga hollësitë e këtij eventi të rëndësishëm multi-kulturor.

Si mbështetëse e këtij festivali Ministrja Mirela Kumbaro u shpreh se ky festival përmbush qëllimin e institucionit për promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore.

Në këtë festival marrin pjesë grupe të rinjsh që përformojnë muzikë Jazz si dhe këngëtarja e njohur Marsela Cibukaj e cila do të ngjitet në skenën e këtij festivali.  Që nga dje e deri më 23 korrik Berati do të jetë në festë, ku bashkë me aktivitet e larmishme nga arti e muzika nuk do të mungojnë edhe ushqimet tradicionale të zonës Beratase. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia