close
Bota

BERGAMO: AVIONI DEL NGA PISTA

bergamo-1

Një avion transportues i kompanisë DHL ka dalur nga pista e aeroportit të Bergamos në Itali dhe është ndalur në rrethojën e autostradës së afërt, e cila për fat në atë moment nuk kishte qarkullim automjetesh.

Incidenti ka ndodhur rreth orës katër të mëngjesit  dhe raportohet se 3 anëtarët e bordit kanë dalur të palënduar nga avioni.Aeroporti është mbyllur përkohësisht për t’u rihapur sërish në ora 7 të mëngjesit.

Nuk dihet shkaku i këtij incidenti dhe Autoritet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia