close
Rajoni

BERISHA: ARMË NË SELINË E PD, BASHA I RRETHUAR NGA MERCENARË

SB

ISH-KRYEMINISTRI: NGA E DIELA TAKIM ME QYTETARET, DO KETE PROTESTA TE MEDHA

Ka zgjatur 2 orë e 40 minuta marrja në pyetje e Sali Berishës në Prokurorinë e Tiranës. Në një prononcim për mediat ai tregoi se çfarë ka deklaruar para prokurorëve. Berisha tha se është thirrur aty me urdhër të Kryeministrit Edi Rama ndërsa 8 Janarin e konsideron si aktin më kriminal në historinë e 30 viteve.

Me mendimin se në prokurori është thirrur nga Edi Rama, këtë të enjte Sali Berisha la banesën e tij për tu drejtuar drejt Porkurorisë.

Pas 3 orësh dëshmi, Sali Berisha mban fjalën dhe informon gazetarët për cfarë kishte deklaruar.

Berisha akuzon Lulzim Bashën se në protestën e 8 janarit ka nxjerrë armë nga makina e tij.

Ish-kryeministri komentoi edhe deklaratën e zyrtarit të lartë amerikan, Escobar.

Ndërkohë paralajmëron takime të tjera në qytetet e Shqipërisë, duke filluar nga e diela. Nuk përjashton as protestat.

Ish-kryeministri Berisha shprehu gatishmërinë për të shkuar sërish në Prokurori dhe për të dëshmuar në rast se do të thirret./Klan News/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia