Berisha: “Ballkani i Hapur” është asgjësimi i shtetit të Kosovës dhe spastrimit etnik të Shqipërisë

Në aktivitetin e zhvilluar “Kurrë mos harro”, libri mbi gjenocidin serb në Kosovë i pranishem ka qenë dhe Kryetari i PD, Sali Berisha. Gjatë fjalës së tij, Berisha ka thënë se projekti i “Ballkanit të Hapur” është asgjësimi i Kosovës.

Sali Berisha: “Ballkani i Hapur” është asgjësimi i shtetit të Kosovës. Diktarorët nuk fshehin asgjë, të shitur thonë atë që u thonë padronët e tyre. Putin tha gjithçka për këto që po bën. Nuk i fshehu ai këto. Problemi ishte se të tjerët nuk i besuan. A po i fsheh Vuçiç qëndrimet e tij? A nuk erdhi ai në Kosovë në 3 vizita dhe deklaroi se Serbia do të bëhet më e madhe? Nga do të bëhej më e madhe? Nga Kosova. A pati reagim nga plebenjtë e politikës shqiptare?

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kreu i Partisë Demokratike Berisha është shprehur se nisma e “Ballkanit të Hapur” është antievropiane dhe proruse.

Sali Berisha: Është një projekt antievropian, një projekt pro rus. Është një projekt i vendosjes së hegjemonisë serbe në rajon. Rusët kanë qenë fuqia më e madhe më e interesuar për Ballkanin. Interesi rus në Ballkan është Adriatiku. Ballkani i Hapur është një projekt anitevropin dhe një hordhi, shqiptarët e mbështesin në verbëri të plotë duke harruar se cilat janë pasojat e tij shkatërrimtare, duke harruar se nuk kanë asnjë qëllim tjetër përveç asgjësimit të shtetit të Kosovës dhe spastrimit etnik të Shqipërisë. Ky është një projekt i rrezikshëm për kombin tonë. Ora dhe koha fton shqiptarët të mos harrojnë se ndodhen para një rreziku shumë të madh, enzistencial.

Berisha ka thënë se Aleksi Soros është pardon i Samitit të Ohrit ku u mbajt “Ballkani i Hapur”.

Sali Berisha: Ne jemi shndërruar po aq vasalë sa ç’ishim në 45-ën. Sot ka një fakor të 3 madhor dhe ky quhet Soros. Kam ndjekur me vëmendje reagimet ndaj Ballkanit të Hapur, të gjithë serbofilët u hodhën në sulm për të mbrojtur Samitin e Ohrit ku u mohua çdo gjë. Krah për krah me ta edhe seria e shërbëtorëve të Soros, sponsor i të gjitha projekteve antishqiptare. Aleksi Soros është pardon i samitit dhe ky person që përbën një monstër ndërkombëtare dikton fuqishëm edhe ambiguitet në politikën e SHBA për shkak të ndikimit të diplomatëve.

Në fund të fjalës, kreu i PD-së u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të ngrihen në lartësinë që t’u përgjigjen thirrjeve të miliona shqiptarëve që ranë.

Sali Berisha: Thirrja ime është për shqiptarët kudo që janë që të ngrihemi në lartësinë që t’u përgjigjemi thirrjeve të miliona shqiptarëve që ranë, u flijuan që ne të mbijetojmë. Ne nuk duhet të kemi komplekse nga askush. Kosova nuk i ka shpallur askujt luftë që tani e këcënojnë me luftë. Unë jam optimist se edhe ky agresion i pashpallur serb ngaj Kosovës do të dështojë./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share