close
Rajoni

BERISHA: BASHËN E NXJERRIM ME PEKULË NGA ZYRA

sali-berisha-scaled

ISH-KRYEMINISTRI: ZYRAT E PD DO TË HAPEN, PROTESTA DO TË JETË PAQËSORE


 

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka shkuar të premten në Partinë Demokratike, ku nga oborri i kësaj selie ka deklaruar se Lulzim Basha e mbyll karrierën politike me shndërrimin bunker të partisë. Berisha akuzoi gjithashtu Bashën se brenda selisë së PD ka elementë kriminalë.

 

Jashtë godinës së kyçur të Partisë Demokratike, pa tentuar ta hapë atë, Sali Berisha garantoi demokratët se duke filluar nga 8 janari selia do të hapet dhe do të jetë e tyre.

 

Nuk do të ketë dhunë në protest thotë ish-kryeministri e për këtë arsye godina e selisë blu do të hapet me mjete paqësore.

 

Një ditë para protestës, Berisha u bën thirrje deputetëve, e gjithë anëtarëe të Partisë Demokratike të bashkohen në misionin e ringritjes së partisë.

 

I qeshur dhe optimist për 8 janarin,  garanton një dalje ceremoniale të Lulzim Bashës nga zyra.

 

Krah Floriana Garos, Edith Harxhit dhe Bujar Nishanit,  Sali Berisha iu drejtua kafenesë pranë partisë, ku një porosi nuk ia kurseu as kamarierit./KlanMacedonia/

 

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia