Berisha: Harta e re gjyqësore, antikushtetuese

“Rama kërkon të përqendrojë drejtesinë në duart e Sadushit”

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Në një takim me avokatë për të diskutuar rreth problematikave të sistemit të drejtësisë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se harta e re gjyqësore vjen në shkelje flagrante të Kushtetutës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Harta e re gjyqësore e cila vjen në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin për organizimin e Drejtësisë është Kapaku që i vihet arkivolit në të cilin e mbylli Reforma e Drejtësisë sistemin e drejtësisë në Shqipëri”.

Pas vendimit për mbylljen e gjykatave Berisha tha se plani i Ramës është për ta përqendruar drejtesinë në duart e çiftit Sadushi.

“Edi Rama pasi ka përqendruar të gjithë gjykimin e Gjykatës së Lartë në dorë të Sadushit do ta përqendrojë gjykimin në Apel në dorë të shoqes së Sadushit, Edlira Petro, e cila edhe sot bën ligjin aty, bën komunikatat, bën dalldinë. Gjykata e Apelit është e tëra në sundimin e çiftit Sadushi. Por tani na duhet që Edi Rama të ushtrojë kontrollin total mbi të gjitha çështjet, duhet që të ketë vetëm 1 gjykatë dhe kjo gjykatë të jetë në Tiranë. Një eksperiment i turpshëm të cilin e kanë bërë në vitin 1999 nga PS dhe e zhbëri sepse ishte një goditje e rëndë për sistemin e drejtësisë”.

Nuk u mjaftua në akuza, teksa paralajmëroi një plan ogurzi që tha se fshihet në aspektin politik. Harta e re gjyqësore e cila mbyll 18 gjykata u kundërshtua me forcë nga avokatet të cilët kanë paralajmëruar nisjen e protestave.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share