close
Rajoni

Berisha nis fushatën për kreun e PD

WhatsApp-Image-2022-05-13-at-5.19.22-PM

Ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur fushatën për garën për kreun e Partisë Demokratike. Lideri historik i demokratëve do të zhvillojë një tur takimesh dhe i ka nisur ato nga qyteti i Elbasanit. Ai u shpreh se synimi i demokratëve është që ta bëjë Shqipërinë siç e duan të rinjtë.

“Kryefjala e atij mitingu kur themeluam PD ishte një: Interesi ynë kombëtar, ylli ynë polar. Në këtë kontekst mendoj se ai yll polar na ndriçoi ne rrugën për të transformuar vendin. Na ndriçoi rrugën për ta bërë Shqipërinë një vend krejt tjetër. Në këtë udhëtim drita e tij ka njohur zbehje të mëdha. Ne jemi një komb pa kushërinj, pra në një aspekt se i tillë është kombi ynë, nuk jemi sllavë, por nuk jemi ne pa kushërinj, ka edhe vende të tjera. Ne dhe çdo komb ka kundërshtarë, keqdashësit e vet, të cilët duan ta shohin kombin poshtë e më poshtë. Problemi është se mirë të themi antishqiptarët, apo ata që i kam quajtur albanofobë, ata ekzistojnë për çdo komb. Ne shqiptarët kemi një fatkeqësi, kemi një sintonizim, një bashkërendim, qoftë pa asnjë lloj marrëveshje, një sintonizim me akte, qëndrime dhe veprime të tyre.

Sot për herë të parë në histori kemi 2 mijë vdekje më shumë se lindjet. Ne shkojmë drejt një rrokullisje. Pse? Sepse kemi një qeveri e cila mban fjalime çdo ditë. Rri në parlament dhe dëgjoj ata deputetë. Ata flasin për veten e tyre, nuk flasin për qytetarët. I dëgjoja dje unë deputetët e PS-së, zonja do thosha. Flisnin sikur gruaja shqiptare ishte më e lumtura, paçka se në të vërtetë ajo është më hallëmadhja. Ajo është nëna më e lënduar sepse përcjell në pasiguri fëmijët në emigracion”, tha Berisha ndër të tjera gjatë fjalës së tij.

Zgjedhjet për kreun e PD do të zhvillohen më 22 Maj. Në garë kundër Berishës është Ibsen Elezi./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia