close
Rajoni

Berisha: Rama zgjodhi Serbinë, Ballkanin ruso-serb dhe jo Bashkimin Europian

4a8db703-ddc7-491d-af13-e71f1ec95362

Ditën e sotme është mbajtur tryeza e diskutimit me temë: “Të rikthejmë Shqipërinë në rrugën Europiane” ku i pranishëm ka qenë edhe kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha. Gjatë fjalës së tij, Berisha është shprehur se kryeministri i vendit Edi Rama nuk ka interes që Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin Europian.

Sali Berisha: Ky udhëtim nuk ka qenë i lehtë për shqiptarët. Në këtë rrugë, u arrit jo pa vështirësi anëtarësimi i plotë i Shqipërisë në NATO, u arrit në përputhje me standartet e marrjes së statusit kandidat të vendit. Gjithçka ndaloi pas marrjes së këtij statusi gjatë këtyre viteve të qeverisjes së Ramës. Standardet e arritura u shpërbënë dhe e vërteta është që në mënyrë të përsëritur mendoj se ky njeri nuk ka asnjë interes për intregrimin e Shqipërisë në BE. Megjithatë, ky proces është një proces me fuqi të madhe shtytëse, por çfarë qëndrimi mbajtëm, ne shqiptarët ndaj tij? Ne mbajtëm ndaj këtij procesi një qëndrim shumë të mefshtë. Nëse u referohemi debateve në shoqërinë tonë, nëse u referohemi opioneve, ato në fakt janë shumë larg atij niveli që duhej të ishin në përputhje me rëndësinë jetike të këtij procesi. Në këto 8 vite, jo vetëm që nuk u rrit ndjeshmëria dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve për rëndësinë jetike të këtij procesi për zhvillimet në Shqipëri të lidhura me bllokimin e këtij procesi, por më shumë u propagandua nga qeveria një Europë që ka problemet e veta të mëdha që ato probleme i pasqyron tek ne. U kalua deri në vulgaritete absurde se ne jemi gati për martesë, por nusja s’po na vjen, banalitete për konsum propaganistik në shoqërinë tonë.

Kreu i PD-së, Berisha ka thënë se Shqipëria këto vite po rreshtohet në anën e kundërt të historisë pasi Berishës, kryeministri Rama po zgjedh Serbinë dhe Ballkanin ruso-serb dhe jo Bashkimin Europian.

Sali Berisha: Kjo që po ndodh këto ditë është në një formë përsëritje e asaj që ndodhi në vitet 44-45. Në kuptim të rreshtimit. Në ato vite ne u rreshtuam në anën e kundërt të historisë. Këto vite ne po rreshtohemi nga një njeri në anën e kundërt të historisë dhe kjo ndodhi para syve tanë. “Ballkani i Hapur” apo minishengeni që u themelua në Novisad sipas themeluesit Vuçiç, 3 ditë pas samitit u shpall se kjo është Jugosllavia e vjetër plus Shqipërinë. Në këtë proces të pranimit nga Rama të hegjemoniosë serbe në rajon, u formua alenca trilaterale me Jugosllavinë e vjetër plus Serbinë sepse Kosovën ai e konsideron pjesë të territorit të Serbisë. Në këtë proces u konsiliduan lidhjet me Beogradin dhe me Moskën. Ky proces solli një përçarje mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Ky proces solli atë të cilën asnjë shqiptar që ëndërron apo që sheh si të ardhmen më të mirë të fëmijëve të tij në BE, nuk mund ta imagjinonte. Ndodhi që një aventurier, pa interesa kombëtare të deklarojë dje se refuzon ftesën dhe nuk kam pse shkoj në Bruksel dhe ky vendim merret në Beograd, shpallet nga padroni i tij. Ky vazhdon t’i bindet padronit, nuk mbledh qeverinë ky. Çfarë i thotë padroni do të vendosë mbi ne. Kurrë ndonjëherë fati ynë nuk është përcaktuar në Beograd ashtu si përcaktohet sot. Të njëjtën qëndrim mban dhe vasali i Vuçiç në Maqedoni. Kjo tregon se alenca trilateriale është proruse dhe është anti BE. Rama paralajmëroi se do të ndryshojë drejtimin dhe faktikisht ai shpalli dje ndryshimin e vendit. Ai mes Bruskelit dhe Beogradit zgjodhi Beogradin e Serbisë, zgjodhi Ballkanin ruso-serb. Sikur këtu të mos ishte një popull që ka aspiratatat më të larta për integrimin evropian.

U nis turist pasi shpalli se atje nuk kemi pse shkojmë. Një ftesë në një moment historik. Samiti që mblidhet me 23 dhe 24 në Bruksel është historik sepse aty i ofrohet një vendi në luftë që po lufton për lirinë statusi i vendit kandidat dhe sfidohet agresioni rus. Ky moment do të ishte një nderim i madh për shqiptarët që të përfaqësoheshin aty. Bojkoti i këtij akti është haptas përçmim ndaj tij. Është haptas disaprovim, është haptas rreshtim në krahun tjetër.

Vuçiç mund të mos shkonte sepse ai nuk zbaton sanksionet e BE ndaj Rusisë, por Edi Rama nuk shkon sepse nuk shkon Vuçiç, vassal i hapur i tij. Ti tani përplas derën, do ndryshoj vendim, ti je skllav që e bën këtë dhe e bën këtë në kundërshtim flagrant me vullnetin e mbarë shqiptarëve. Ai dje u nis turist në Francë, normalisht ai nuk mund të kthehej më, ai duhet të rrinte atje azilant me aktin që po përpjekton dhe atje po t’ia jepnin se do të shkonte në Beograd me siguri pastaj./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia