Berishës i ndalohet hyrja në Britani, Rama publikon foto nga libri i Enver Hoxhës

Pasi kryetari i PD, Sali Berisha, konfirmoi se Mbretëria e Bashkuar i ka dërguar një letër për moslejimin e hyrjes së tij atje, Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto në rrjetet sociale.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Ai ka postuar në Twitter një foto nga libri i Enver Hoxhës: Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë. Kreu i qeverisë nuk ka komentuar, por bashkangjitur fotos ka shkruar: No Comment.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kujtojmë që një ditë më parë, Kryeministri Rama deklaroi gjatë seancës plenare kështu: Por Bëheni të padëshirueshëm, për kë? Për Sllobodanin? Jo atij i keni dhënë naftë ju? Sllobodani edhe sot rrokullohet në varr nga kënaqësia që ju ka akoma juve këtu në formë gogoli. Për çfarë? Nga kush? Nga SHBA! Dhe së shpejti vjen gjëja, op afrohet vjen te gadishulli i madh britanik, dhe pastaj do vijë këtu. Ju ça do bëni?

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share