close
Bota

BERLIN: MERKEL- BRITANIA TA INFORMOJ BRUKSELIN PËR DALJE NGA BE

0,,19361580_303,00

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka deklaruar se është e bindur se  Britania e Madhe  do të aktivizojë nenin 50 të Traktatit të Lisbonës në mënyrë që të zyrtarizojë vendimin për braktisjen e Bashkimit Evropoian.

Merkel ka përjashtuar mundësinë që Britani të mbetet dhe më tej pjesë e BE-së.‘Vendimi, sipas meje, u mor, kur shumica e britanikëve votoi largimin nga BE-ja’- tha kancelarja gjermane.Në referendumin e 23 qershorit në Britani, 51.9 e britanikëve votuan pro daljes nga BE-ja, kurse 48.1 përqind  ishin për mbetje në familjen evropaine.

Sipas nenit 50 të Traktatit të Lisbonës, që të largohet nga bashkimi Evropoian, Londra duhet të informojë zyrtarisht  Brukselin për këtë qëllim, gjë që qeveria britanike deri tash nuk e ka bërë. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia