close
Bota

BERLIN: MERKEL PRET AKTIVIZIMIN E NENIT TË TRAKTATIT TË LISBONËS

merkel-cameron-768×461

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka deklaruar se është e bindur se  Britania e Madhe  do të aktivizojë nenin 50 të Traktatit të Lisbonës në mënyrë që të zyrtarizojë vendimin për braktisjen e Bashkimit Evropian. Merkel ka përjashtuar mundësinë që Britania të mbetet dhe më tej pjesë e BE-së.

‘Vendimi, sipas meje, u morë, kur shumica e britanikëve votoi largimin nga BE-ja’- tha kancelarja gjermane.

Në referendumin e 23 qershorit në Britani, 51.9 % e britanikëve votuan pro daljes nga BE-ja, kurse 48.1 për qind  ishin për mbetje në familjen evropiane.

Sipas nenit 50 të Traktatit të Lisbonës, që të largohet nga bashkimi Evropoian, Londra duhet të informojë zyrtarisht  Brukselin për këtë qëllim, gjë që qeveria britanike deri tash nuk e ka bërë. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia