close
RajoniTop Lajme

Bërnabiq: ”Bombat” presion Serbisë për shkak të Rusisë

ewfefwfwefewfwe

SERBI: NJOFTIMET PËR BOMBA – DISA SHKOLLA ME MËSIM ONLINE

Gjatë periudhës së kaluar, autoritetet serbe, për cdo ditë përballen me njoftime të rrejshme për bomba, kurse vetëm gjatë ditës së djeshme, sic njoftojne mediat serbe, përvec shkollave ka pasur njoftime edhe për bomba të vendosura në ura, kopsht zoologjik, restorane, stacione hekurudhore.

Me qëllim të përfundimit me sukses të vitit shkollor dhe që të mos ketë ndërprerje të mësimit, një pjesë e shkollave në Serbi do të kalojnë më mësim online. Kësaj radhe jo për shkak të COVID-19, por për shkak të njoftimeve për bomba.

Vetëm gjatë së Hënës pati njoftime të rrejshme në 97 shkolla fillore dhe të mesme në Beograd.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka vlerësuar se njoftimet e shumta për bomba, janë presion nga jashtë për shkak të mos vendosjes së sanksioneve kundër Rusisë.

“Ne rezistojmë 82 ditë, ne jemi vendi I vetëm në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë. Madje edhe Zvicra neutrale I vendosi, Bosnja e Hercegovina I imponoi. Ne jemi vendi I vetëm që nuk vendosi sanksione dhe kemi presione të mëdha që janë të tmerrshme dhe për cdo ditë bëhen më të vështira, më të fuqishme, më të këqija” – deklaroi Ana Bërnabiq, kryeministre e Serbisë.

Ministria e Brendshme e Serbisë paraprakisht paralajmëroi se për shkak të njoftimeve për bomba do të kërkojë ndihmë përmes bashkëpunimit ndërkombëtar operativ që të merren informacione për kryerësit dhe organizatorët e njoftimeve të rrejshme. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia