close
Të ndryshmeVendi

BERNË: RRËMUJË PARA AMBASADËS SË RMV-së

maxresdefault

MPJ: DO TË DËRGOJMË PERSONEL SHTESË NË AMBASADË


Radhë dhe pritje për te ambasada e Maqedonisë së Veriut në Bern, për t’u pajisur me Fletëudhëtime. Këto janë pamjet e sotme nga Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Bern. Shtetasit e të gjithë moshave, kanë ardhë nga shumë anë të Zvicrës për t’u pajisur me Fletëudhëtime, pasi që u kanë skaduar pasaportat ekzistuese

Edhe pse është miratuar Ligj për vazhdimin e afatit, megjithatë paqartësia, dilemat dhe frika nga malltretimet nëpër kufij, i ka bërë këta shtetas, të udhëtojnë edhe nga 200 km për të qenë më të sigurtë pasi të nisen drejt vendlindjes.

KASAM SELIMI – GAZETAR, BERN ZVICËR

“Ambasada e RMV-së në Zvicër, doli me informacionin se të gjithë atyre që u është skaduar pasaporta deri më 31 Korrik 2020, sepse në informacionin e parë të plasuar nga vetë Ministri I Jashtëm, Bujar Osmani, ishte deri më 31 Korrik pa mos e shënuar e saktësuar vitin. Ky informacion u mirëprit nga mërgimtarët, mirëpo pas publikimit të njoftimit nga ambasada jonë këtu në Bern aty shënon se për pasaportat e skaduara vlen afati deri më 31 Korrik 2020”

Nga Ministria e Jashtme për Klan Maqedoni thanë se do të dërgojnë përforcime në ambasadë që t`u dilet në ndihmë qytetarëve.

MPJ

Edhe përkundër miratimit të ndryshimeve ligjore që vazhdohen me ligj afati i pasaportave të skaduara, ka vende që nuk e pranojnë këtë zgjidhje por insistojnë që të ketë dokument nga ambasada. Ashtu që mos të ekspozohen njerëzit në veshtirësi më mirë është të sigurohen me dokumente të përkohshme të udhëtimit. MPJ-ja dërgon ekipe shtesë me qëllim që ambasada të jetë në shërbim të shpejt të qytetarëve

Për pjesën më të madhe të mërgimtarëve në Zvicër, pushimi fillon nga fundjava e ardhshme, ku priten që këtë vit, drejt vendlindjes të vijnë shumë mërgimtarë. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia