close
Top LajmeVendi

BËRNS: QEVERIA E RE BRENDA AFATEVE TË PARAPARA

Mary-katy-birns-2

Qeveria e re të formohet në afatet e parapara dhe të vazhdojë lufta kundër krizës shëndetësore të shkaktuar nga pandemia – ka qenë mesazhi I Ambasadores së SHBA në vend Kejt Meri Bërns. Ajo për gazetën “Koha” thotë se në sistemin parlamentar, vendi I kryeministrit është cështje e shumicës parlamentare, kurse SHBA-të do të bashkëpunojnë me të gjitha partitë politike që të vazhdohet rruga euro-atlantike.

“Presim që partitë të mblidhen dhe t`i respektojnë afatet. Duke marrë parasysh krizën me COVID-19 dhe problemeve tjera të rëndësishme me të cilat përballet vendi, arritja e marrëveshjes për qeverinë e re që do t`i zgjidhte këto çështje – është prioritare”

Në pyetjen rreth idesë së BDI-së për Kryeministrin e parë shqiptar, ambasadorja amerikane në Shkup Kejt Meri Bërns ka theksuar se sistemi pluralist në Maqedoninë e Veriut mundëson zgjedhjen e Kryeministrit me votat e shumicës së deputetëve, pa marrë parasysh përkatësinë e tij etnike.

“Varet nga shumica në parlament që do ta votojë qeverinë e ardhshme. Kualifikime të caktuara të Kryeministrit dhe aftësia e tij që ta marrë përkrahjen e shumicës së deputetëve, sipas natyrës së sistemit tuaj parlamentar janë faktorë përcaktues, pa marrë parasysh përkatësinë politike apo etnike”.

Nga ambasadorja amerikane në Shkup, gazeta Koha ka kërkuar të komentojë edhe mohimin e rezultateve zgjedhore nga Koalicioni ASH-Alternativa. “Ne do të punojmë me secilën palë ose parti që ka qëllimin ta shohë Maqedoninë e Veriut të vazhdojë rrugën së saj Euro-Atlantike” – ka theksuar Kejt Meri Bërns. Nga ambasada e SHBA-së në Shkup, bëjnë të ditur se deri tani kanë ndihmuar Maqedoninë eVeriut me 2.7 milionë dollarë, për t`u përballur me pasojat e krizës të shkaktuar nga pandemia e covid 19./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia