close
Vendi

BESA: GOSTIVAR – ZYRTARIZOHET KANDIDATURA E FADIL ZENDELIT

5155AFAE-F969-411C-B892-3594926F28F0

Partia Lëvizja Besa ka zyrtarizuar kandidaturën e Deputetit dhe Nënkryetarit Fadil Zendelit për të garuar në zgjedhjet lokale të 17 Tetorit për kreun e Komunës së Gostivarit.

“Në prezencë të strukturës më të lartë të Lëvizjes BESA, kryetarit Bilall Kasami, sekretarit Arjanit Hoxha, anëtarit të kryesisë qendrore, Arafat Shabani sonte u mbajt Kuvendi themelues i degës së Gostivarit. Kuvendarët zgjodhën kryetarin e ri të degës, Arben Ademin dhe kryesinë e degës. Poashtu kuvendi i kësaj dege me unanimitet të plotë vendosi që kandidat për kryetar të komunës së Gostivarit zgjidhet deputeti dhe nënkryetari Fadil Zendeli”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Besa. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia