close
Top LajmeVendi

BESA: QEVERIA STABILE – PËRKUNDËR GARËS NË RRETHIN E DYTË

BESA

Lëvizja BESA përmes një komunikate thotë se në rrethin e parë të zgjedhjeve arriti t`i realizojë synimet e Shtabit Zgjedhor partiak dhe në rrethin e dytë hyjnë si favoritë absolut në Komunat e Tetovës dhe Zhelinës.

“Lëvizja BESA njofton opinionin se Koalicioni Qeveritar është stabil përkundër se në disa vende, në rrethin e dytë, garojmë mes veti. Shumica qeveritare është stabile dhe është duke punuar në interes të qytetarëve. Progresi I vendit është qëllimi ynë i përbashkët. Lëvizja BESA është pjesë e shumicës stabile qeveritare” – thuhet në komunikatën e kësaj partie.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia