close
Top LajmeVendi

BESA TRANS: TË NDALEN DEZINFORMATAT QË PENGOJNË HETIMET

besa-trans-2-960×582-1

AUTOBUSI I AKSIDENTUAR S`KA BËRË KONTRABANDË

 

Përmes një komunikate, firma “Besa Trans” ka përgënjeshtruar informacionet e plasuara nëpër shumë media se përmes autobusëve është kryer kontrabandë me benzinë dhe mjete piroteknike. Nga kjo kompani udhëtime u kanë bërë thirrje mediave që mos të shërbehen me dezinformata, pas sipas tyre, I lëndojnë më shumë familjarët e viktimave.

“Si agjension njoftojmë të gjithë opinionin, familjarët e të të ndjerëve dhe të lënduarve nga rasti tragjik, se autobusi në asnjë mënyrë nuk ka pasur bagazh për kontrabandë me benzinë, naftë apo mjete piroteknike, të gjitha këto spekulime shërbejnë për qëllime keqdashëse duke u munduar që palë të caktuara të shfrytëzojnë nga tragjedia e ndodhur, kapaciteti total i autobusit ka qenë 450-500 litra naftë për shfrytëzim të vetë autobusit, dhe në asnjë mënyrë nuk ka pasur rezervuar rezervë për qëllime kontrabanduese, edhe njëherë lusim mediat që mos i përdorin këto dezinformata që edhe më shumë t’i lëndojnë familjarët, por edhe që bëhet pengesë për procesin e hetuesisë e cila u njoftua edhe zyrtarisht, detajet më të hollësishme i presim nga procesi hetues” – thuhet në njoftimin e firmës Besa Trans./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia