close
Sport

BESART ABDURAHIMI NDAHET ME LOKERENIN ?

no thumb

Futbollisti shqiptar Besart Adurahimi anëtar i klubit të futbollit Lokeren dhe anëtar i reprezentacionit më të mirë të Maqedonisë, sipas mediumeve belge është shumë afër largimit nga ky ekip.

Abdurahimi nuk ishte në kombinim për ndeshjen kundër Zulte Varegem, në startin e kampionatit të ri, ndërsa sipas raporteve të mediumeve belge  ai i ditëve të fundit nuk ka qenë me ekipin që hapë mundësi për transferim të tij

Shqiptari nga Gradeci i Gostivarit nuk ishte i kënaqur me statusin në ekipin e tij dhe është shumë i mundshëm largimi i tij . Prej një  kohe  spekulohet për opcionin që karrierën ta vazhdojë në ekipin e Shkëndijës së Tetovës . Sipas  informatave jo zyrtare ka bisedime  mes dy palëve  dhe  pritet që  të gjejnë zgjidhje edhe pse dëshira e vetë futbollistit është që të vazhdon në  ndonjë  ekip të shteteve perendimore. /L.K/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia