close
Top LajmeVendi

BESIMI PARALAJMËROI REFORMA NË SISTEMIN TATIMOR

Screenshot_11

“NUK DO TË KETË DETYRIME TË REJA TATIMORE”

Rritja e efikasitetit të transparencës, barazia tatimore, politika tatimore në agjendën e gjelbër, si dhe zvogëlimi i ekonomisë joformale, digjitalizimi, faktura elektronike dhe të tjera, janë pjesë e strategjisë së reformave në sistemin tatimor, që planifikohen të realizohen në periudhën 2021-2025 raporton KlanM. Ministri i Financave, Fatmir Besimi tha sot në konferencën e përbashkët me drejtoreshën e Drejtorisë për të Ardhura Publike, Sanja Llukarevska se, të gjitha këto do të ndihmojnë ekonominë në vitin që vijon dhe se, me reformat e reja nuk do të ketë detyrime të reja tatimore transmeton KlanM.

FATMIR BESIMI, MINISTËR I FINANCAVE

“Gjatë gjysmës së parë të vitit, do të ketë proces inkluziv ku do të përfshihen edhe odat ekonomike dhe do të ketë debat publik, në lidhje me propozimet konkrete që do të dalin, do të thotë nuk bëhet fjalë për tatime të reja. Politika tatimore në raport me agjendën e gjelbër, këtu punohet me Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, në pjesën që të shihet cilat janë praktikat e mira në këtë sferë dhe ajo kuptohet në bashkëpunim me Odën Ekonomike, por edhe asociacionet tjera, gjithë kjo do të diskutohet”.

Ndërkohë, Llukarevska tha se kanë punuar në planin aksional për uljen e ekonomisë gri, në ndryshimet e ligjit për TVSH, ligji për procedurat tatimore, ligji për DAP dhe disa ligje të tjera që dalin nga konsultimet me të gjitha palët e prekura.

SANJA LUKAREVSKA, DREJTORE E DAP-IT

“Si DAP, në vitin 2021 kemi pasur më shumë misione teknike me Fondin Monetar Ndërkombëtar, kemi projekt të përbashkët me UNDP në të cilin punojmë në çmimet e transferit, përkatësisht në kontrollin e çmimeve të transferit. FMN – ja insiston të përkushtohemi maksimalisht në pjesën e vërtetimin e pasurimit joadekuat te persona./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia