close
Bota

Beteja e Macronit për mandatin e dytë presidencial

_95926909_mediaitem95926908

FUSHATA NË FRANCË E FOKUSUAR NË SHTRENJTIMIN E SHPENZIMEVE PËR JETË

Mbi 48 milionë francezë me të drejtë vote sot votojnë në zgjedhjet presidenciale, me 12 kandidatë, në të cilat presidenti aktual i shtetit Emanuel Makron lufton për mandatin e dytrë, por mendohet se gara do të jetë e ngushtë në mes tij dhe lideres të së djathtës ekstreme Marin Le Pen. Tema dominuese gjatë fushatës ka qenë rritja e çmimeve të produkteve bazë dhe kriza energjetike. Me dalje rreth 25% deri në drekë analistët konsiderojnë se shkalla e abstinencës mund të jetë shumë e lartë se kurdoherë më parë në zgjedhje në Francë.

Nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 19 në mbrëmje në Francë në rrethin e parë të zgjedhjeve do të vendoset nëse Presidenti Emanuel Makron do të mbetet në pozitën e tij ose do të largohet, nën presionin e krizës ekonomike, rritjes së çmimeve dhe pasojave nga lufta ne Ukrainë. Në qoftë se asnjëri nga 12 kandidatët nuk do të fitojë shumicën e votave, rrethi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 24 prill. Deri në drekë dalja ka qenë rreth 25%, që në Francë konsiderohet si përqindje e ulët dhe interpretohet si apati në mesin e votuesve, me supozime se deri në fund të ditës do të ketë shkallë rekorde të abstinencës.

-Për mua është shumë e rëndësishme njerëzit të votojnë dhe ta zgjedhin presidentin e tyre.

-Politikanët na kanë premtuar gjithçka. Do ta shohim…

Të shpërngulurit francezë kanë votuar dje, posaçërisht në Kanada dhe në SHBA, por me ankesa për shkak të prezencës fizike.

“Do të ishte më mirë të kishte votim elektronik edhe për zgjedhjet presidenciale. Kam vozitur një orë e gjysmë që të vi të votoj. Në qoftë se jetoni larg, herën e ardhshme nuk do të votoni në zgjedhjet presidenciale, kjo është e sigurtë.”

Kundërshtarja kryesore e Makronit është liderja e të djathtës ekstreme, Marin Le pen, fushata e së cilës, sipas sondazheve, ia përmirësoi pozicioni para votimeve. Makron, i cili në njëfarë mënyre e la pas dore fushatën, duke u angazhuar gjithnjë e më shumë në reagimet evropiane ndaj kuftës në Ukrainë, sipas disa analistëve mund ta humbë garën, krahas faktit që në zgjedhjet paraardhëse fitoi bindshëm duke i eliminuar nga gara partitë tradicionale. Pas largimit të Angela Merkelit nga skena politike gjermane dhe evropiane, Makron shihet në rolin e liderit evropian, por sipas njohësve, këtë perceptim nuk e kanë edhe votuesit në Francë. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia