close
Bota

BETLEHEMI PËR KRISHTLINDJE I NDALUAR PËR TURISTËT

2021_12_25_120826_1640395451._large

PANDEMIA PËR TË DYTIN VIT LË NË HIJE FESTAT NË BOTË

Për të dytin vit me rradhë miliona të krishterë në botë e kalojnë festën më të madhe fetare – Krishtlindjet në kushte të pandemisë, me shumë restriksione, ngatërresa në komunikacion dhe rrezik nga infeksioni. Vala e re “omicron”, e cila me shpejtësi të madhe përhapet në Britaninë e Madhe dhe nëpër Evropë, ka shkaktuar restriksione të reja gjatë udhëtimit, fluturime të anuluara dhe ndalesa për grupime masive. Pa grupimet masive janë zhvilluar edhe ritet fetare në Izrael, atdheu i Jezu Krishtit, siç besojnë pasuesit e tij.

Pandemia këtë vit edhe më shumë e ka lënë në hije festën më të madhe fetare për pothuajse tre miliardë të krishterë në botë. Për Krishtlindje është pothuajse bosh në Betlehem, qyteza në Bregun Perëndimor ku besohet se është i lindur Jezu Krishti. Policia izraelite ka ndaluar hyrjen për të huajt në përpjekje që të parandalohet përhapja e variantit “omicron”.

RAPORTUES, BETLEHEM, 24 FRANCE

“Zakonisht në këtë periudhë të vitit qyteti është i mbushur, me shumë rituale fetare, me njerëz  nga gjithë bota, dëgjohen gjuhët e gjithë botës. Betlehemi ndriçon gjatë gjithë natës së Krishtlindjeve dhe të gjithë jetojnë me traditat. E njëjta ndodh edhe në Jerusalem dhe në Nazaret, të gjitha vende të lidhura me Jezu Krishtin. Këtë vit çdokund është bosh.”

Papa Françesku në meshën e mesnatës në Romë, në të cilën morën pjesë rreth 2 mijë besimtarë, me maska në fytyrë, bëri thirrje për solidaritet me njerëzit që jetojnë në varfëri. Peshkopi 85 vjeçar argjentinas i Kishës Katolike kërkoi nga besimtarët t’i vlerësojnë gjërat e vogla në jetë.

PAPA FRANÇESKU, VATIKAN

“Në këtë natë të dashurisë të kujdesemi vetëm për një gjë – se e fyejmë dashurinë e Zotit duke i lënë të varfërit me indiferencën tonë.”

Mendohet se një e treta e popullatës botërore, që i afrohet shifrës tetë miliardë, janë të krishterë, prej të cilëve shumica i festojnë Krishtlindjet sot, më 25 dhjetor. Vetëm të krishterët ortodoksë, nga Rusia, Gjeorgjia, Serbia, Maqedonia e Veriut deri të koptët në Egjipt dhe grupe të tjera më të vogla, ende shërbehen me kalendarin e vjetër julian, sipas të cilit dita e lindjes së Jezu Krishtit festohet më 6 janar. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia