close
EkonomiVendi

BEXHETI PËR REL: INFLACIONI NUK MUND TË MBETET NË NIVELIN E PROJEKTUAR

REL

Në nivel vjetor harxhohen rreth 130 milionë euro subvencione për bujqësinë, kurse prodhimi nuk është rritur. Duhet të ndryshohet modeli i subvencionimit. Në vend që të subvencionohet sipërfaqja, duhet të bëhet sasia e prodhuar – thotë Akademik Adulmenaf Bexheti në intervistën e së dielës për Radion Evropa e Lirë.

Akademik Abylemnaf Bexheti është prononcuar edhe për rritjen e cmimeve, vecanërisht të ushqimit, sidomos për shkak të alarmimit të ekonomisë për një valë të re shtrenjtimesh deri në 50% dhe si do të jenë pasojat nga inflacioni.

“Padyshim se tashmë inflacioni arrin rreth 4% realisht, llogaritur sipas indeksit të cmimeve dhe padyshim se kjo nuk mund të mbetet në nivelin e projektimeve, e dini se ishte projektuar nën 2%. Ndoshta viti do të përfundojë deri në 4.5 deri në 5% inflacion, sipas indeksit të cmimeve dhe mendoj se ky është një sinjal serioz se duhet të ketë kujdes, të dizajnohen politikat, për shkak se kjo godet drejtpërdrejtë në shportën e konsumatorëve, që në mënyrë dominuese është e prodhimeve ushqimore, e kjo nuk është dicka jostandarde tek vendet në zhvillim” – thotë për REL, Akademik Abdylmenaf Bexheti.

Sipas tij prodhimet ushqimore në shportën konsumatore marrin pjesë deri në 40% dhe kjo mund t`i godasë prodhimet bazë ushqimore, bukën, qumështin, vajin etj.

“Familjet e rrezikuara sociale do të jenë në situatë të vështirë. Në këtë kuptim mendoj se ky alarmim që është dhënë nga ekonomia është reale, flasim për 3-4 muaj, përvec tek energjentët ku me siguri se situata do të jetë serioze në këtë pjesë. Normalisht energjia është input për cdo prodhues, cdo transportues dhe ndikon në këtë sistem zinxhiror. Rritja e cmimit të rrymës do të ndikojë në rritjen e cmimeve” – ka thënë mes tjerash Akademik Abdylmenaf Bexheti për Radion Evropa e Lirë./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia