Beyonce publikon këngën e re “Break my soul”

Pjesë e albumit të shtatë të këngëtares, ritmike dhe tekst kuptimplotë

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Tri orë para kohës së paralajmëruar të lancimit të këngës së saj të re, Beyonce i befasoi fansat duke publikuar këngën e re “Break My Soul”, e cila është pjesë e albumit të saj të shtatë të incizuar në studio, “Renaissance”. Dhe kënga është gjithçka që fansat kishin pritur nga idhulli i tyre, një projekt muzikor ritmik dhe tekst kuptimplotë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në mesin e personave që kanë kontribuar në tekstin e kësaj kënge janë Jay-Z, Adam Pigott, Quavo, Megan Thee Stallion dhe të tjerë.

Duke i anashkaluar platformat muzikore si Spotify dhe Apple Music, “Break My Soul” tri orë para kohës së paralajmëruar të lancimit u publikua në platformën Tidal, e cila është pronë e këngëtares dhe bashkëshortit të saj, Jay-Z, ndërsa një orë më vonë u postua edhe në YouTube.

Beyonce njihet për lancimin e projekteve muzikore befasuese. Në vitin 2016 ajo publikoi një album të tërë, “Lemonade”, i cili ishte në dispozicionin e publikut për tri vjet vetëm përmes platformës Tidal, veprim ky i cili i kushtoi këngëtares fitime në vlerë prej miliona dollarësh.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share