close
Top LajmeVendi

Bezhovska: Lufta në Ukrainë do të ngadalësoj rritjen ekonomike

ekonomia-ne-renie

INFLACIONI NË GJYSMËN E DYTË TË VITIT DO TË STABILIZOHET GRADUALISHT

 Ekonomia e Maqedonisë së Veriut  nuk do të mbetet imune dhe sigurisht do të ndjejë pasojat e krizës ruso-ukrainase. Ne presim një ngadalësim të rritjes ekonomike, si dhe një përshpejtim të inflacionit, tha në deklaratë për HTV guvernatorja e Bankës Popullore  Anita Angellovska-Bezhoska, e cila po merr pjesë në takimin e dhjetë rajonal të guvernatorëve të bankave qendrore, që mbahet  në Rovinj, Kroaci.

Guvernatorja e Bankës Popullore  Anita Angellovska-Bezhoska, theksoi se pavarësisht se lidhjet direkte tregtare dhe financiare të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Rusinë dhe Ukrainën janë të dobëta konflikti do të ndikojë në ekonominë e Maqedonisë përmes kanaleve të tjera.

“Megjithatë, ndikimet indirekte, nëpërmjet ekonomisë globale, por mbi të gjitha evropiane në vendet e rajonit nuk do të mungojnë. Ato do të ndjehen përmes katër kanaleve kryesore – tregtisë, çmimit të produkteve primare, shtrëngimit të tregjeve financiare ndërkombëtare dhe besimit të konsumatorëve”, tha Angellovska-Bezhoska.

Sipas saj politika monetare dhe ajo fiskale janë sërish në lëvizje – politika monetare synon ruajtjen e stabilitetit, ndërsa ajo fiskale përmes masave mbështetëse për të zbutur efektet në aktivitetin ekonomik në afat të shkurtër.

“Në afat të mesëm dhe afatgjatë është e nevojshme të zbatohet agjenda e reformave strukturore, e cila është e vetmja mënyrë për të arritur efekte afatgjate”, shtoi Angellovska-Bezhovska.

Ajo theksoi se  FMN kishte parashikuar që tregtia globale do të rritej, por me një ritëm më të ngadaltë – 5%, megjithatë institucionet financiare ndërkombëtare aktualisht presin që ekonomitë të rriten, edhe pse me një ritëm më të ngadaltë, dhe se inflacioni në gjysmën e dytë të vitit të stabilizohet gradualisht./KLanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia