Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut ka treguar kushtet që duhet t’i plotësojnë myslimanët për të shkuar në Haxh.
Njoftim për Haxhin 1443/2022
Në bazë të Informatës të Ministrisë së Haxhit dhe Umres të Mbretërisë së Arabisë Saudite, lidhur me Haxhin 1443 H./2022, njoftojmë opinionin e vendit me sa vijon:
1.Haxhi i këtij viti është për grupmoshën nën 65 vjeç, me kusht që të jenë të vaksinuar (me dy vakcina) kundër Covid-19 të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë.
2.Haxhilerët nga jashtë Mbretërisë së Arabisë Saudite duhet të kenë edhe PCR testi negativ, për virusin Corona (Covid-19), që të mos jetë më i vjetër se (72) orë përpara hyrjës në Mbretërinë e Arabisë Saudite.
Shërbimi për Informim i BFI në RMV