close
Top LajmeVendi

BFI: PRESIONE NGA POLICIA, MPB-ja PËRGËNJESHTRON

download-13

MPB-ja në mënyrë kategorike I ka hedhur poshtë pohimet e BFI-së për pretendimet për presione policore ndaj përfaqësuesve të kësaj bashkësie fetare, me rastin e riteve fetare për Festën e Fitër Bajramit. Paraprakisht, kreu i BFI-së, Sulejman Rexhepi në profilin tij në Facebook ka publikuar se ndaj imamëve të Xhamive është bërë presion nga policia që të mos ketë lutje nëpër xhamitë gjatë festës së Fitër Bajramit.

“Kryesia e BFI është vërshuar me njoftime nga muftinitë dhe hoxhallarët tanë se policia po i merr në telefon imamët tanë dhe po ndikon mbi ata që të mos falin Namazin e Bajramit, kurse në raste të tjera, policët kanë hyrë edhe nëpër xhamitë tona me qëllim për të bërë presion. Lidhur me këto veprime të policisë, posedojmë edhe deklaratat me shkrim të imamëve dhe të punëtorëve tanë të tjerë fetarë. Kjo dukuri po vërehet në tërë vendin por veçanërisht në Shkup e rrethinë” tha Rexhepi.

Njoftimi I këtillë I kreut të BFI-së është përgënjeshtruar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Policia, respektivisht MPB-ja, as që ka kompetenca e as që ka bërë përpjekje të imponojë ndikime ndaj krerëve fetarë, por punën e tyre e bazojnë kryesisht në bazë të normave ligjore dhe Kushtetutës. Opinioni është në dijeni se në kuadër të një sërë kompetencave dhe aktiviteteve të Ministrisë hynë edhe veprimi preventiv në fusha të ndryshme më nivel shtetëror dhe lokal që janë në interes për qytetarët”, thonë nga MPB.

Ndryshe, BFI-ja hoqi dorë nga kremtimi zyrtar I festës së Bajramit, por rekomandoi një sërë masash sipas të cilëve duhet të realizohet Namazi I Fitër Bajramit. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia