close
Rajoni

BIDEN DËRGON NË SENAT KOORDINATORIN E LISTAVE NON GRATA

us-senate

“TE TJERE PERSONALITETE NGA BALLKANI NE LISTAT E NDESHKIMIT”

Presidenti Biden i ka derguar zyrtarisht senatit per aprovim kandidaturen e diplomatit James O’Brien qe do te drejtoje zyren e re te perpunimit te listave me politikanet e padeshiruar nga SHBA te cilesuar ndryshe si persona non grata.

Emerimi i James O’Brien u be publik tre jave me pare ndersa tani pritet seanca degjimore ne komisionin per punet e jashtme te senatit amerikan dhe votimi. Edhe ndihmes sekretari amerikan i shtetit Gabriel Escobar iu rikthye temes se ndeshkimeve me shpalljen non grata te politikaneve ballkanas qe rezultojne te perfshire ne akte korruptive dhe kane penguar zbatimin e politikes amerikane ne rajon.

Ne nje interviste per Aljazera Balkans zoti Escobar tha se sanksionet do të drejtohen kundër individëve te korruptuar ne kete rajon, ndersa departamenti i shtetit në fazën e perpunimit te dosjeve te tyre.

Tashme presidenti Biden ka përfshirë edhe Shqipërinë ne listinimin e personaliteteve te cilet perbejne kërcënim ndaj sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe interesave të politikës së jashtme te saj në rajon, duke përfshirë pengimin e proceseve demokratike dhe gjyqësore, korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Sipas zyrtareve amerikane korrupsioni i përhapur brenda qeverive dhe institucioneve të ndryshme në Ballkanin Perëndimor, pengon përparimin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimit të plotë në institucionet transatlantike, dhe në këtë mënyrë përbën një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara.

Personave non grata ose te padeshiruar per administraten amerikane nuk ju ndalohet vetem hyrja ne territorin amerikan por ju bllokohen edhe pronat sepse ata kane minuar proceset dhe institucionet demokratike, sigurine rajonale, mekanizmin e llogaridhënies, si dhe kane rezultuar të përfshirë drejtpërdrejt ose tërthorazi në korrupsion në Ballkanin Perëndimor.

Të gjitha departamentet dhe agjencitë ekzekutive amerikane jane udhëzuar që të marrin të gjitha masat e duhura për të zbatuar dispozitat e urdhrit presidencial per personat non grata.

Escobar më tej ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka mbështetjen e SHBA-së përderisa është në rrugën evropiane. “Marrëdhëniet tona me Serbinë nuk janë as të mira as të këqija, janë të komplikuara. Shpresoj që ky ‘partneritet zhvillimor’ që kemi me Serbinë do të jetë në gjendje të ndihmojë stabilitetin në rajon,” tha Escobar, duke iu përgjigjur pyetjes nëse Serbia është një faktor destabilizues. në rajon. Ai ende nuk e ka njoftuar zyrtarisht vizitën e tij të parë në rajon, por tha se aktualisht është duke biseduar me një numër zyrtarësh për situatën në zonë dhe se si rajoni mund të ecë përpara./Klan News/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia