close
Bota

BIDEN E SIGURON UKRAINËN PËR MBËSHTETJEN AMERIKANE

b4eb3b38-9ca9-414a-9f69-235818b995dd_cx0_cy11_cw0_w1597_n_r1_st

Presidenti amerikan, Joe Biden, i ka thënë homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelenskiy se Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht sovranitetin e Ukrainës, teksa ushtria ruse është grumbulluar në afërsi të kufirit ukrainas.

Biden ka “rikonfirmuar përkushtimin e palëkundur për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, tha Shtëpia e Bardhë më 9 dhjetor, pasi dy presidentët zhvilluan një bisedë telefonike, që zgjati rreth 90 minuta.

Presidenti Biden po ashtu “e bëri të qartë se SHBA-ja dhe aleatët e partnerët e saj janë të përkushtuar në parimin që nuk do të ndërmerren vendime dhe diskutime për Ukrainën pa përfshirjen e Ukrainës”, u tha në deklaratë.

Ai po ashtu ka ripërsëritur qëndrimin se SHBA-ja dhe aleatët e saj do të vendosin sanksione ekonomike ndaj Rusinë dhe do të rrisin ndihmën për Ukrainën, nëse Rusia pushton Ukrainën, tha Shtëpia e Bardhë./REL/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia