close
BotaTop Lajme

BIDEN – PUTIN: SHBA-të PARALAJMËROJNË RUSINË

biden-1

“SANKSIONE TË ASHPRA NËSE SULMOHET UKRAINA”

 

Presidenti amerikan Xho Bajden dhe ai rus, Vladimir Putin, përmes video-lidhjes të Martën kanë biseduar rreth krizës në Evropën Lindore. Putini me këtë rast ka kërkuar garanca juridike se NATO-ja nuk do të zgjerohet në Lindje dhe të zhvendos sistemet për sulme nga vendet fqinje të Rusisë.

Bajdeni, presidenti rus ka transmetuar shqetësimet e Perëndimit për shkak të sulmit të mundshëm rus në Ukrainë duke ia tërhequr vërrejtjen se mund të përballet me sanksione nëse ndërmerr një veprim të këtillë – ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Kremlini ka njoftuar se nuk ka pritur progres të shpejtë në marrëdhëniet Uashington-Moskë, por se dy liderët do të vazhdojnë të bisedojnë.

Por, një zyrtar I lartë amerikan në Ministrinë e Mbrojtjes në kushte anonimiteti, ka deklaruar se nëse Rusia sulmon Ukrainën, Qeveria e Presidentit Xho Bajden do ta përforcojë krahun lindor të NATO-s me rigrupimin e ushtarëve amerikan që tashmë janë në Evropë. Bëhet fjalë për 60.000 ushtarë amerikan në Evropë. /KlanMAcedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia