close
Bota

BIE NUMRI I VIKTIMAVE NGA KONFLIKTI NË SIRI

siri

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut se ka thënë se 3,746 persona kanë vdekur këtë vit në Siri, si pasojë e konflikt tashmë të gjatë për një dekadë. Kjo shifër është më e vogël sesa ajo e një viti më parë. Sipas të dhënave, 1,505 prej viktimave kanë qenë civilë, në mesin e tyre 360 fëmijë. Shifra e këtij viti është më e ulëta prej nisjes së luftës në Siri dhe flet për trend të uljes, pasi më 2020 ishin raportuar 6,800 viktima dhe vitin paraprak mbi 10,000. 297 persona janë vrarë më 2021 si pasojë e minave tokësore dhe pajisjeve tjera shpërthyese./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia