close
Top LajmeVendi

“BILBILFRYRËSIT”– A KANË FRIKË QYTETARËT TË PARAQESIN KORRUPSIONIN?

Screenshot_5

A do të hyjë në fuqi ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve?


Të punësuarit në administratën publike, por edhe të punësuarit në sektorin privat në qoftë se kanë njohuri për veprime të caktuara joligjore, me vendim ligjor prej tre vitesh do të mund ta marrin statusin e dëshmitarëve dhë të njëjtët të jenë të mbrojtur dhe anonim. Por, në praktikë ligji nuk zbatohet, thonë anëtrët e antikorrupsionit, të cilët alarmojnë për mungesë të personave të autorizuar të cilët duhet të merren me këtë çështje. Në Komisionin për antikorrupsion ka vetëm pesë raste të personave të cilët e kanë fituar statusin e dëshmitarit, por edhe nga ato pesë raste asnjë nuk ka marrë zgjidhje përfundimtare, të paktën deri tani. Nga zyra e Avokatit të Popullit thonë se te ata nuk kanë arritur ankesa, qytetarët janë me mendime të ndara, një pjesë e tyre dinë ku t’i paraqesin rastet e korrupsionit, por pjesa më e madhe kanë frikë nga pasojat me të cilat mund të ballafaqohen.

Qytetarët janë të motivuar të paraqesin korrupsionin, kjo është përshtypja e anëtarëve të antikorrupsionit, por problemin e shohin kryesisht në mospasjen e vullnetit për zbatim të vendimeve ligjore, të cilat kanë hyrë në fuqi që para tre vitesh. Kryetarja e Transparensi Interneshënall Sllagjana Taseva thekson se përballen me probleme në rastet kur ka kallëzime nga qytetarët, por institucionet nuk janë të përgatitura për pranim të tyre.

“Për shkak se në institucione nuk janë të paraqitur personat të cilët janë të autorizuar të pranojnë kallëzime nga dëshmitarë, më e keqja është se kjo nuk ndodh me institucionet të autorizuara për paraqitje të jashtme, siç janë Avokati i Popullit, Prokuroria Publike, Komisioni Shtetëror për Parandalim të korrupsionit ka filluar, MPB ka një të punësuar, por kjo nuk është transparente.” -vlerëson Sllagjana Taseva, Transparency International.

Kryetarja e Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit Biljana Ivanovska informoi se Komisioni për parandalim të korrupsionit punon me pesë raste të personave me status zyrtar të dëshmitarit.

“Kemi person të autorizuar i cili punon me dëshmitarët dhe deri tani kemi formuar pesë raste dhe tre raste të tjera janë në fazë të formimit, nga të gjitha këto raste dy prej tyre do të kenë zgjidhje përfundimtare.” tha Biljana Ivanovska, kryetare e Antikorrupsionit.

Në pyetjen nëse personi që i dorëzoi audio materialet për rastin me sekretarin e përgjithshëm të qeverisë Dragi Rashkovski, për të cilin Komisioni i Antikorrupsionit sqaroi se do të hetojë, konsiderohet si dëshmitar, Ivanovska u përgjigj:

“Jo, nuk ka status të dëshmitarit sepse nuk i respektoi procedurat ligjore që të ketë statusin e dëshmitarit, por ne në bazë të zërave të mediave dhe me iniciativën tonë mendojmë se kjo është çështje e rëndësishme dhe kemi ngritur iniciativë.” –shprehet Biljana Ivanovska, kryetare e Antikorrupsionit.

Qytetarët me të cilët biseduam janë me mendime të ndara, pjesa më e madhe do të paraqisnin korrupsionin, por pyesin ku mund ta bëjnë këtë, të njëjtët kanë frikë nga keqpërdorime të mundshme me presione, kërcënime dhe largime nga puna.

“Te Antikorrupsioni, atje do të paraqes nëse vërej diçka.”

“A do të paraqitnit? Po, sigurisht. A e dini ku mund të paraqisni? JO… Ky është ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve, në qoftë se vëreni korrupsion mund të paraqisni…Në rregull, faleminderit.”

“Të paraqesë lirisht dhe çfarë pastaj? Të jemi realistë, ne mund të flasim, por realiteti është krejtësisht tjetër. Kështu që nëse në punë dikush ju ndalon, bukvalisht nëse dikush nuk të pëlqen do të dërgojë në punë në Shkup ose në cilin do qoftë qytet tjetër.”

U drejtuam edhe te zyra e Avokatit të Popullit, nga atje na infromuan se deri tani asnjë qytetar nuk ka pasur guxim të paraqesë korrupsionin.

“Ndoshta qytetarëve u duhet më tepër edukim dhe informacione se në qoftë se nuk arrijnë të paraqesin korrupsionin në organizatën ku punojnë, këtë mund ta bëjnë në institucionet tjera edhe në zyrën e Avokatit të Popullit, por deri tani nuk ka pasur asnjë kallëzim.”thonë nga zyra e Avokatit të Popullit.

Në vend termi “bilbilfryerërsit” ose dëshmitar filloi të përmendet kur partia e atëhershme opozitare LSDM filloi me publikimin e të ashtuquajturave bombat e opozitës, ndërsa partitë në negociatat për Marrëveshjen e Përzhinës biseduan për ligjin me të cilin do t’i jepte fund krizës politike. Zgjidhja ligjore për mbrojtjen e personave dëshmitar hyri në fuqi në vitin 2016, i njëjti më vonë u plotësua dhe u ndryshua me vërejtjet e Komisionit të Venecias. /Verica Dimitrijevska/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia