close
Top LajmeVendi

Bileta ditore e JSP – do të kushtojë 120 denarë

jsp

Nga dje, e hënë (11.04.2022) në biletaritë dhe qendrat e personalizimit të JSP Shkupi, është vënë në shitje bileta ditore e cila kushton 120 denarë dhe vlen për përdorim të shumëfishtë të të gjitha linjave gjatë një dite, transmeton KlanMacedonia.

Lloji i ri i biletës është i vlefshëm nga ora 05:00 deri në orën 24:00, me mundësinë e një numri të pakufizuar udhëtimesh, pra transferta në të gjitha linjat (urbane dhe periferike).

Pasagjeri ka detyrimin të vërtetojë biletën e validatorëve ekzistues në çdo automjet në të cilin do të qëndrojë.

Bileta është futur me qëllim që të mundësohet përdorimi më i aksesueshëm dhe më i lehtë i transportit publik për ata pasagjerë të cilët kanë nevojë për përdorim të shumëfishtë të transportit publik gjatë një dite, dhe nuk kanë kartelë elektronike “Skopska” (turistët, qytetarët e brendshëm, qytetarët që rastësisht kanë nevojë për transport publik, etj.).

Shërbimi i ri, bileta e re është në pajtim me Vendimin e Këshillit të Qytetit të Shkupit për ndryshimin e Vendimit për sistem të integruar tarifor në transportin e linjës në qytetin e Shkupit me qëllim të përmirësimit dhe lehtësimit të shërbimeve të shfrytëzuesve të transportin publik të qytetit dhe periferisë.

Çmimi i të gjitha biletave të tjera mbetet i njëjtë, transmeton KlanMacedonia.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia