close
Rajoni

BIRN: NË SERBI ‘FSHEHET’ NUMRI I VIKTIMAVE TË COVID-19

birn

MBI NJË MILION TË PREKUR

Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN), duke iu referuar të dhënave të Entit Republikan të Statistkave në Serbi, thotë se gjatë vitit të kaluar janë plotësuar formularë për vdekshmërinë  ku virusi COVID-19 përmendet si shkak në mbi dhjetë mijë raste, ndërkohë që zyrtarisht autoritetet në Beograd kanë publikuar  një shifër shumë më të ulët – rreth tre mijë.

Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese thotë se gjatë vitit të kaluar në Serbi kanë ekzistuar shifra të sakta të të vdekurve, për ta është ditur në nivel të spitaleve ku janë plotësuar fletëdëshmitë për shkaqet e vdekjes, por në publik kanë mbërritur të dhëna të tjera. Në vend të shifrës prej 10 mijë e 356 viktimave të koronavirusit, që janë raportuar në Entin Republikan të Statistikës, është bërë publike e dhëna prej tre mijë e 130 të vdekurve, që është për për tri herë më e ulët se e para. BIRN pohon se autoritetet serbe ngritën një komision për analizën e shkaqeve të vdekshmërisl me qëllim të heshtjes së kësaj diference. Një gazetare e këtij rrejti ka thënë të enjten se instutucionet kompetente nuk kanë ndonjë arsye racionale përse janë shtrembëruar të dhënat duke nënvizuar se ka përshtpjen se ‘kjo është pjesë e një përditshmërie  që e jetojmë ku rezultatet e punës së administratës publike plasohen në dritë më të mirë se ç’është’.

Aktualisht, gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë regjistruar rreth pesë mijë e 660 raste të të prekurve nga koronavirusi duke e çuar kështu numrin e përgjithshëm të të infektuarëve, që nga fillimi i pandemisë, në mbi një milion banorë./Klan Macedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia