close
EkonomiTop LajmeVendi

BISLIMOVSKI: DERI NË VITIN E RI RRYMA NUK DO TË SHTRENJTOHET

12102021_PVRSM_Zaev_pres-konferencija_4

U PROMOVUA INVESTIMI GJERMAN PËR 69 MULLINJ ME ERË NGA KUMANOVA DERI NË KRIVA PALANKË

Me shumë prej 50 deri 150 milionë euro Qeveria ka mundësi t’i ndihmojë ekonomisë dhe qytetarëve, në rast të rritjes më serioze të çmimeve pas Vitit të Ri. Maqedonia e Veriut është pjesë e tregut global të gazit dhe  burimeve të tjera, këshu që në qoftë vjen deri te kriza në nivel global, e njëjta do ta godasë edhe vendin, ka pranuar Kryeministri Zoran Zaev. Investitori gjerman sot publikoi detaje për një prej investimve më të mëdha në vend deri më tani – vendosja e 69 mullinjve erë për prodhim të 415 megavatë rrymë elektrike, në aksin rrugor nga Kumanova deri në Kriva Palankë.

 

Për momentin denari është stabil, ndërsa shteti ka para rezervë me të cilat do të mund t’u ndihmojë kompanive dhe qytetarëve për amortizimin e rritjes së çmimeve,  gjë që është gjithnjë e më e sigurtë në tregun evropian, për shkak të rritjes së çmimit të gazit natyror. Tregtarët në vend rradhiten në sallat e pritjes për furnizime të reja të gazit, në pritje të stabilizimit të tregut.

MARKO BISLIMOVSKI, KOMISIONI RREGULLATOR ENERGJETIK

“Në momentin kur furnizimi me gaz natyror nga Rusia do të rritet, lart-poshtë do të stabilizohet çmimi i gazit natyror, me këtë edhe çmimi i rrymës elektrike. Kjo nuk është problem vetëm në vendin tonë, por në gjithë Evropën. Është e sigurtë se te ne nuk do të ketë asnjë ndryshim të çmimit të rrymës elektrike deri në Vitin e Ri.”

 

Edhe pse nuk përshtatet me tranzicionin e planifikuar në energji të pastër, Maqedonia e Veriut ka nisur procedurën për furnizim për termocentralet vendase, si hap drejt stabilizimit të tregut në afat të shkurtër. Në afat të gjatë, kanë filluar të promovohen investimet në panele diellore dhe mullinj me erë. Si më i madhi në historinë e vendit sot u prezantua investimi nga kompania gjermane ViPiDi, e cila planifikon të investojë gjysmë miliardë euro për vendosjen e 69 mullinjve me erë në mes Kumanovës dhe Kriva Palankës.

ANDREJA BJORN SHOLET, VIPIDI, GJERMANI

“Zhvillimi i energjisë së rinovueshme do ta stimulojë  rritjen ekonomike, do ta përmirësojë shëndetin e qytetarëve dhe mirëqenien në nivel kombëtar. Parku i mullinjve me erë “Virovi”do të kontribuojë në buxhetet kombëtare dhe lokale përmes dhënies së tokës dhe tatimeve, ndërsa sistemi prej 69 mullinjve me erë do t’i shfrytëzojë punëtorët lokalë për menaxhim teknik dhe operativ.”

Parku i mullinjve me erë në Maqedoninë verilindore pritet të kontribuojë për ulje vjetore të gazrave të dëmshëm të serrës për 310 mijë tonë dioksid karboni. Duhet të jetë gati për gjashtë vite, ndërsa do të furnizojë me energji rreth 300 mijë amvisëri. Marrëveshja për partneritet strategjik me kompaninë gjermane është 45 vite. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia