close
Top LajmeVendi

BISLIMOVSKI: VENDI PËRBALLET ME KRIZË ENERGJETIKE QË NUK MBAHET MEND NDONJËHERË

Screenshot_20220111-191229_Facebook

Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski në preskonferencën e sotme njoftoi se Maqedonia e Veriut dhe  Evropa është duke u përballur me krizë energjetike që nuk mbahet mend ndonjëherë, qytetarët s’mund ta bartin barrën e saj, prandaj të gjithë duhet të tregohemi solidar.

Problemi me sigurimin e gazit natyror për nevojat për prodhim të ngrohjes qendrore do të zgjidhet. Pas thirrjeve të Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe në koordinim me Qeverinë është gjetur zgjidhje për porosi të sigurt dhe stabile të ngrohjes qendrore. Në disa raste thash se të gjithë pjesëmarrësit në sektorin energjetik duhet të jenë solidar. Qeveria e Maqedonisë së Veriut tregoi solidaritet. Të gjithë e dimë se qytetarët nuk munden dhe nuk do ta bartin barrën e krizës energjetike. Thjeshtë, kjo është e pamundur. Shteti ynë si gjithë Evropa ballafaqohet me krizë energjetike që nuk mbahet mend./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia