Bitcoin pëson rënie të ndjeshme

Për herë të parë që nga Janari 2021, vlera e tregut të kriptomonedhave bie nën 1 trilionë Dollarë

Vlera e tregut të kriptomonedhave ra nën 1 trilionë Dollarë këtë të hënë, për herë të parë që nga Janari 2021, sipas faqes së të dhënave CoinMarketCap, duke arritur deri në 926 miliardë Dollarë.

Gjate ditës së hënë, kriptomonedha më e madhe, Bitcoin BTC=BTSP, ra me më shumë se 10%, duke rënë në nivelin më të ulët të 18 muajve te fundit. Bitcoin shkëmbehet me 23,750 Dollarë vlera më e ulët qe nga viti 2019. Gjatë këtij viti kriptomonedha më e madhe ka pësuar një rënie me rreth 50%. Po kështu edhe një prej kriptomonedhave të tjera më të njohura, Ether ka pësuar rënie prej 15%, duke u shkëmbyer me 1,210 Dollarë.

Tregu global i kriptomonedhave arriti kulmin në 2.9 trilionë Dollarë në Nëntor 2021, por ai ka rënë deri më tani këtë vit. Ky treg kaq i rëndësishëm në vitet e fundit ka humbur rreth 1 trilionë Dollarë në vlerë, vetëm në dy muajt e fundit, pasi investitorët hoqën dorë nga investimet më të rrezikshme përballë inflacionit të lartë dhe frikës nga rritja e normave të interesit nga bankat qendrore.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share