close
Teknologji

Bitcoin rritet me mbi 10 për qind

thumbs_b_c_5e27ae8a45fe9ff2c3eeacfe4b725545

Çmimi i kriptomonedhës më të madhe në botë sipas kapitalit të tregut u rrit mbi 10 për qind

Çmimi i Bitcoin-it u rrit me më shumë se 10 për qind duke shkuar mbi 30 mijë dollarë sot.

Bitcoin, kriptomonedha më e madhe sipas kapitalit total të tregut, ka filluar të rimëkëmbet pasi ra nën 27 mijë dollarë të enjten, e nxitur nga paniku që shkaktuan shitjet e investitorëve.

Shifra e mëparshme më e ulët u regjistrua më 28 dhjetor 2020 kur vlera e saj ra në 26.144 dollarë, sipas shifrave zyrtare.

Kriptovaluta më e njohur në botë ka humbur 55 për qind në vetëm gjashtë muaj pasi arriti vlerën më të lartë të të gjitha kohërave prej 69 mijë dollarë në nëntor.

Vlera totale e tregut të kriptove ishte 1.31 trilion dollarë që nga mëngjesi i sotëm./AA

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia