close
EkonomiVendi

BIZNESET E RAJONIT KËRKOJNË “VIJA TË GJELBËRTA” PËR UDHËTIME

EB04C1D7-FF01-4474-B4AC-3BE64568C43E

OEM: MUNDËSIA E LËVIZJES SË PAKUFIZUAR ËSHTË NJË NGA PARAKUSHTET E BIZNESIT


Sipas Forumit Investues të Odave, një regjim i tillë i lëvizjes “i lirë” për të shmangur vonesat në biznes do të realizohej duke kryer teste të shpejta PCR në pikat kufitare, kufizimin e lëvizjes së personave që udhëtojnë në vendet specifike ku ata do të kryejnë detyrën, duke kufizuar kontaktet e tyre profesionale dhe personale, si dhe një detyrim për të respektuar të gjitha masat mbrojtëse në fuqi në vendin në të cilin po udhëtojnë.

TATJANA STERJOVA – DUSHKOVSKA- DREJTORESHË E OEM

Kompanitë në rajon bashkëpunojnë çdo ditë, zbatojnë investime dhe projekte të përbashkëta ose kanë krijuar filiale ose zyra përfaqësimi në disa nga vendet e tjera në rajonin e Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni Veriore, Serbi dhe Mali i Zi). Për zbatimin e të gjitha këtyre aktiviteteve, shpesh kërkohet një prani personale e biznesmenëve në territorin e atyre vendeve. Përveç kësaj, shpesh ka nevojë që kompanitë të dërgojnë punëtorë për të kryer detyrat në një nga vendet e tjera në rajon, për të përmbushur disa detyrime kontraktuale, për të instaluar çmontuar makina dhe pajisje të tjera ose për nevoja të tjera.

 

Një iniciativë e tillë e Forumit Investues të Odave, shpjegoi Sterjova – Dushkovska, është modeluar nga e ashtuquajtura korridoret e gjelbërta për qarkullimin e mallrave, prezantuar në prill të këtij viti, të cilat treguan rezultate të shkëlqyera.

TATJANA STERJOVA – DUSHKOVSKA- DREJTORESHË E OEM

Shumë vende në rajon kanë përdorur formalitete që kufizojnë lëvizjen për tetë muaj, por problemi është se kufizimet janë të ndryshme dhe ndryshojnë shumë shpesh, madje edhe në baza ditore dhe javoreKjo në mënyrë të konsiderueshme e ndërlikon planifikimin e biznesit. Pritet që këto kufizime të bëhen edhe me restrictive për shkak të situates me Covid dhe në shumë vende evropiane është njoftuar e njëjta.

 

Dushkovska njoftoi se Forumi Investues I Odave, javën e kaluar u ka dërguar një iniciativë kryeministrave të gjashtë vendeve të rajonit, duke kërkuar krijimin e një rrjeti të “vijave të gjelbërta”, i cili do të siguronte lëvizjen e lirë për arsye biznesi dhe kryerjen e detyrave të caktuara. Sipas saj  kjo do të lehtësojë mirëmbajtjen e nivelit të bashkëpunimit ekonomik dhe kryerjen e biznesit pa ndërprerje në këto kushte emergjente. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia