close
Bota

BJELLORUSI: GREVA – POLICIA ARRESTON STUDENTË

202008eca_belarus_argue

Policia në Minsk ka arrestuar studentëve që iu ishin përgjigjur pozitivisht thirrjes për grevë të përgjithshme në shenjë pakënaqësie nga politika shtetërore. Opozita bjelloruse ka bërë thirrje për një grevë të përgjithshme në të gjithë vendin më 26 tetor si presion ndaj, Alyaksandr Lukashenkas, për të dhënë dorëheqje. Udhëheqësja e opozitës, Svyatlana Tsikhanouskaya, bëri thirrje që greva të vazhdojë pas goditjes së protestave në Minsk dhe qytete të tjera më 25 tetor. Gjatë ndërhyrjes, policia përdori gazlotsjellës dhe plumba gome kundër dhjetëra mijëra protestuesve në kryeqytetin, Minsk dhe qytete të tjera anembanë Bjellorusisë. Të paktën 280 persona u arrestuan. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia