close
Vendi

BLERIM BEXHETI NISI ZYRTARISHT MANDATIN E RI

bb

Në seancën e parë solemne të Këshillit të ri komunal në Saraj, këshilltarët u deshtë që të kalojnë nëpër baltw për të ardhë në punë.
Por Kryetari, Blerim Bexheti thotë që pyetja për përfundimin e punimeve para objektit të komunës, është reklamë e mirë edhe pse punën nuk kanë përfunduar dhe nuk ka afat të saktë se kur do të përfundojnë.

BLERIM BEXHETI, KRYETAR I KOMUNËS SË SARAJIT
Pa me u prish një rrugë, nuk ndreçet. Kështu që, nëse ju doni me na bo një reklame që po e rregullojmë rrugën, qytetarët atë e kanë vërrejte dhe e kanë vlerësuar me mbështetjen e vet. Rruga normalisht që do të bëhet në afatin e paraparë në kontratë, varësisht prej kushteve klimatike.

Mandatin e ri, Bexheti po e fillon me shumicë absolute në këshill. Nga gjithsej, 19 këshilltarë, partinë e tij e përfaqësojnë, 14, kurse 4 janë nga koalicioni Aleanca&Alternativa.
Agjenda e gjelbër do të jetë kryefjala e mandatit të tij, por a do të arrijë që Bexheti ta pastrojë komunën, siç premtohet në agjendën e gjelbër, ku thuhet se do të ketë zero mbeturina.

BLERIM BEXHETI, KRYETAR I KOMUNËS SË SARAJIT
Mundemi dhe do ta arrijmë.

Ndryshe, në seancën e sotshme solemne u verifikuan edhe mandatet e këshilltarëve dhe të kryetarit të komunës./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia