close
Ekonomi

“BLERJE PA TVSH” KUR PANDEMIA TË QETËSOHET PLOTËSISHT

97961540_3078951638830673_3884646160857563136_o

Masat e paralajmëruara të qeverisë për stimulim të ekonomisë vendase, përmes vauçerëve për produkte maqedonase, për pushim dhe për blerje pa TVSH, do të zbatohen pasiqë epidemia me virusin korona do të qetësohet – në fund të muajit gusht ose shtator. Me këtë sqarim të paktën për momentin do të ulet frika te njerëzit të cilët u frikësuan se motivimi ekonomik me vauçerë do të shkaktojë turma në dyqane dhe me këtë edhe rrezik më të madh për përhapjen e infeksionit korona.

Sipas parashikimeve momentale, siç duket autoritetet shpresojnë se në fund të muajit gusht ose në fillim të muajit shtator, epidemia korona do të qetësohet deri në atë masë sa do të ketë kushte për zbatimin e një nga ideve për stimulim të shpenzimeve – përmes të ashtuquajturve “fundjava pa TVSH”. Por nëse rreziku nga sëmundja nuk tejkalohet plotësisht, nuk do të shkaktohen turma eventuale në dyqane.

“Sigurisht nëse në atë periudhë ka parashikime të tilla për mosgrupim, do të shihet kur është periudha më e volitshme që kjo të realizohet. Këtë pengesë eventuale duhet ta mënjanojmë të gjithë, nuk do të krijojmë masë që do t’i rrezikojë jetët e qytetarëve”, tha Bytyqi.

Qytetarët do të duhet të përpiqen pak që të kuptojnë kush i plotëson kushtet për cilën masë për stimulim të ekonomisë vendase, përmes shfrytëzimit të produketeve dhe shërbimeve vendase, kartelave ose vauçerëve dhe si të aplikojnë për ato.

“Mënyra e aplikimit do të finalizohet si do të jetë dhe në dy ose tri javët e ardhshme do të bëhet e ditur procedura në tërësi. Në parim mendoj se mënyra e aplikimit administrativ do të jetë shumë e lehtë, nuk do të ketë pritje në rradhë dhe plotësim të dokumenteve”, tha Bytyqi.

Opozita në vend të stimulimit të masave ekonomike në këto masa të qeverisë sheh “blerje zgjedhore”, siç thonë.

“Masat që i paralajmëruan janë masa për blerje të votuesve, ata nuk u ndihmojnë as qytetarëve, as kompanive, dhe ato nuk do të kenë efekt për ringjalljen e ekonomisë. Në mënyrë shtesë duhet të dimë se ato janë para që nuk i kemi, përkatësisht duhet t’i huazojmë dhe t’i fusim në borxhe gjeneratat e ardhshme. Nga muaji janar deri në prill të vitit 2020 borxhi është rritur për 200 milion euro”, tha Nelovski

Pakoja e tretë e masave të qeverisë për ndihmë të ekonomisë vendase, në krizë për shkak të ngecjes së imponuar nga pandemia korona, do të duhet të ketë edhe efekte më afatgjata – si rritja e konkurencës në kompanitë vendase, rritje të aftësive për zbatim të teknoligjive të reja IT, formalizimin e një pjese të ekonomisë gri dhe modernizim të shërbimeve./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia