close
EkonomiVendi

BLERJET ONLINE: TRENDI NË RRITJE – KONSUMATORËT ME DYSHIME

Blerje_online-2-818

Në gjashtëmujorin e parë të vitit tregtia në 63 milionë euro


Konsumatorët në Maqedoni, krahasuar me ato të Evropës ende po shfaqin dyshime kur bëhet fjalë për blerje apo pagesa përmes internetit. Megjithatë, në “shitoret online” në gjashtë mujorin e parë të këtij viti janë harxhuar 63 milionë euro, që është mbi 20% më shumë se vitin e kaluar.

Tregtia online në botë çdo vit shënon rritje dhe po mbyll një numër të madh të shitoreve reale, por ky trend ende nuk është përfshirë sa duhet në Ballkan. Në Maqedoni konsumatorët janë të kujdesshëm, kurse sipas numrave, besim më të madh kanë tregtarët botëror të internetit se sa ato të vendit. Vërehet një trend në rritje.

Megjithatë, blerjet online në vend janë në rritje – thonë nga Agjencia për tregti elektronike.

‘Të dhënat më të reja për vitin 2018 krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar, janë se kemi rritje prej 20% në shitjet online. Respektivisht në Maqedoni janë harxhuar 63 milionë euro në gjashtë muaj të parë të vitit 2018 për blerje përmes internetit.’-deklarojnë nga Agjencia për Tregti Elektronike

Dyshimet ndaj pagesave dhe vendosja e të dhënave personale e bankare në internet, deri diku është e arsyeshme, në këtë kohë të sulmeve gjithnjë e më të shpeshta të hakerëve dhe keqpërdorimit të të dhënave. Për këtë shkak sipas ministrit të Shoqërisë Informatike Damjan Mançevski, po bëhen përpjekje për mbrojtje më të mirë të shfrytëzuesve vendor.

“Në këtë drejtim kemi miratuar strategjinë e re të sjaber-sigurisë, por edhe planin aksional për sajber siguri që duhet të zbatohet nga ana e institucioneve, por edhe të sektorit të biznesit.”- thotë ministri i Shoqërisë Informatike Damjan Mançevski.

Në disa vende të botës vlerësohet se blerja përmes internetit tashmë përfshinë një të tretën e tregtisë së përgjithshme. Por në Maqedoni ende po kërkohen mënyra për nxitjen e konsumatorëve individual, por edhe të sektorit të biznesit për t`i shqyrtuar përparësitë e tregtisë online. /Lindita Aliu/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia