close
Showbiz

BLERO TREGON SI U INFEKTUA ME COVID-19 NË MILANO

2020-09-24 16-59-20.mp4.00_21_16_12.Still001

Këngëtari i njohur Blero ka treguar si u infektua nga koronavirusi dhe si e kaloi atë.

Ai u shpreh se nuk e dinte këtë gjë dhe kur ka bërë në qershor një analizë gjaku që i duhej për koncertet, ka rezultuar se e ka kaluar Covid-19.

Këngëtari mendon se mund ta ketë kaluar që në muajin shkurt, pasi u kthye nga një koncert në Milano, ai është sëmurur shumë me grip, por e ka kaluar pa shkuar në spital.

 

“Në muajin shkurt kam qenë në Milano edhe kur u ktheva u bëra shumë keq dhe kaloi. Kur e bëra testin në fillim të qershorit, doli pozitiv dhe më pas doli negativ përmes gjakut dhe më thanë që ti ke antitrupa dhe e ke kaluar. Pas shkurtit, nuk e mbaj mend ndonjë fazë që të kem qenë keq. Gjithmonë u jam përmbajtur rregullave”, i tha Blero moderatores Rudina Magjistari./KlanMacedonia.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia