close
Bota

BLINKEN: DO TË PËRGJIGJEMI NËSE MOSKA VEPRON NË MËNYRË TË PAMATUR

blinken.jpg

Antony Blinken është takuar me ministrin rus Sergei Lavrov për të biseduar për situatën në Ukrainë

Raportet mes Rusisë dhe SHBA-së mbeten të tensionuara. Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken dhe ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov shfaqën hapur përplasjet mes tyre. Antony Blinken zhvilloi bisedime me ministrin e Jashtëm rus në një takim të OSBE-së në Stokholm, ku ai paralajmëroi për “pasoja të rënda” nëse Moska vendos të ndjekë konfrontimin.

“Ne nuk e dimë qëllimin e Presidentit Putin. Nuk e dimë nëse ai ka vendosur të ndërmarrë një aksion të ri, agresiv kundër Ukrainës. Por ajo që dimë është se ai po krijon kapacitetin për ta bërë këtë gjë dhe për ta realizuar në një kohë të shkurtër”.

Ai shtoi se shqetësimi ishte i përhapur në mesin e partnerëve europianë.

“Ajo që është më e rëndësishme që Rusia të kuptojë është se veprimet kanë pasoja. Këto pasoja janë reale. Një konflikt nuk është as në interesin e Rusisë dhe të askujt”.

Blinken i kërkoi Rusisë “të respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, por Moska ka këmbëngulur se nuk ka ndërmend të sulmojë Ukrainën.

Takimi i nivelit të lartë Rusi-SHBA erdhi pas javësh tensioni, me Kievin dhe aleatët e tij perëndimorë që shprehën shqetësimin për një grumbullim të konsiderueshëm të trupave ruse pranë kufirit me Ukrainën.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia