close
Rajoni

BLINKEN FALËNDERON RAMËN PËR AFGANËT

4E4952AB-8181-44E2-AA20-816F04D892B7

“SHUME MIRENJOHËS PËR PARTNERITETIN TUAJ ME SHBA”


Per ta falenderuar per vendimin e qeverise per pranuar perkohesisht qytetaret afgane si dhe per tu konsultur lidhur  me kete oferte te Natos, sekretari amerikan I shtetit Anthony Blinken ka telefonuar kryeministrin Rama sic ben te ditur zedhenesi i tij Ned Price.

Sinkron. Sekretari Blinken falënderoi kryeministrin Rama për vazhdimin e traditës krenare të Shqipërisë për strehimin e njerëzve në nevojë. Sekretari dhe kryeministri riafirmuan partneritetin e ngushtë midis dy vendeve tona

Ndersa vete sekretari Blinken ne Tuitter riperseriti publikisht falenderimet ia percolli ne komunikimin telefonik kryeminsitrit  shqiptare.

Faleminderit Edi Rama për ofertën e Shqipërisë për të siguruar strehë të sigurt për afganët në nevojë. Shumë mirënjohës për partneritetin e fortë midis Shteteve të Bashkuara dhe aleatit tonë në NATO.

Kryeministri ne intervistat e dhena ne mediat nderkombetare ka kerkuar qe prioritet pas situates se krijuar ne Afganistan eshte shpetimi I jeteve te njerezeve qe rrezikohen nga regjimi taleban. Ai ka zgjedhur te mos analizoi as vendimin e njeanshem te qeverise amerikane per tu terhequr nga Kabuli dhe as stepjen e vendeve te Be per te pranuar te strehojne afganet e evakuar, sipas tij Shqiperia e mirepriti kerkesen per te strehuar rreth 3000 mije afgane bazuar dhe ne historine e saj te emigracionit. / Tv Klan /

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia